Mustafa: Tashmë Shën Tereza do t`u prijë shqiptarëve
Vatikan, 4 shtator - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës ka qenë në shërbim të njerëzimit.
Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre, e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane. Bota mbarë e ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në Facebook.