Mustafa takoi zëvendëskryeministrin e Austrisë,Spindelegger
Dublin, 7 mars - Kryetari i LDK-së. Isa Mustafa, në margjina të punimeve të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), që po mbahet në Dublin, sot takoi Michael Spindelegger, Kryetar i Partisë Popullore Austriake, si dhe Ministër i Financave i Austrisë dhe Zëvendëskryeministër i këtij vendi.
Në këtë takim, Mustafa dhe Spindelegger biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë partiak, për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësisë së rritjes së investimeve austriake në Kosovë.
Duke e falënderuar zëvendëskryeministrin Spindelegger për mbështetjen e përhershme dhe të gjithanshme që shteti austriak i ka dhënë vendit tonë, Kryetari Mustafa i paraqiti atij vizionin e LDK-së për të ardhmen euroatlantike të vendit.