Mustafa takoi Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger
Vjenë, 21 qershor - Gjatë punimeve të Samitit të Liderëve të Partive Popullore Evropiane (PPE), Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa dhe Nënkryetarja Teuta Sahatqija, patën një takim me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.
Kryetari Mustafa e falënderoi Zëvendëskancelarin Spindelegger për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, si gjatë periudhave të mëhershme, sikurse tani gjatë procesit të integrimit evropian.
Kryetari Mustafa dhe Zëvendëskancelari Spindelegger biseduan edhe për perspektivën europiane, pwr proceset e brendshme në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërpartiak.