10 Janar 2025

Mustafa shpreh përkushtimin e Kosovës për implementimin e MSA-së

Bruksel, 25 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. 

Kryeministri Mustafa, në  fjalën e tij hyrëse tha se ky takim ka rëndësi të madhe në rrugën e Kosovës në rrugën evropiane të Kosovës.

Kryeministri Mustafa foli edhe për rëndësinë e MSA-së, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për implementimin edhe ndërmarrjen e reformave si dhe për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit me BE-në.

“Kosova nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt BE-së por kërkon mundësinë e barabartë si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të realizuar vizionin për një të ardhme në Bashkimin Evropian\", tha kryeministri Mustafa, duke theksuar edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më tej, gjatë takimit janë trajtuar  çështjet që lidhen me implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane. 

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.  

Takimi u kryesua nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. 

Po ashtu, më herët është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.

Me këtë rast, përfaqësuesja e lartë Mogherini dhe ministri Hoxhaj kanë vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën kjo marrëveshje, e cila i hap Kosovës mundësi të mëdha për pjesëmarrje në programet e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)