Mustafa në konferencën Perspektiva e Ballkanit Perëndimore
Prishtinë, 18 shkurt - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa po merr pjesë në konferencën Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimore që po mbahet në Paris dhe në të cilën do të mbaj një fjalë rasti rreth zhvillimeve në kryeqytet dhe në Kosovë në përgjithësi.
Konferenca, e cila po mbahet në senatin Francës po trajton rolin e vendeve të Ballkanit perëndimore, vendin dhe rolin e pushtetit lokal në integrime evropiane.
Pjesëmarrja kryetarit të Prishtinës në këtë forum paraqet një rendësi të veçantë për kryeqytetin, pasi që vet prania në këto forume tregon se kryeqyteti i Kosovës, po luan një rol mjaft të rëndësishëm në relaksimin e marrëdhënie në mes të shteteve të rajonit.
Komuna e Prishtinës ka një eksperience mjaftë të mirë në krijimin e raporteve miqësore, andaj edhe si pjesëmarrëse e këtij forumi do të kontribuoj në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet kryeqyteteve të rajonit në shumë fusha.
Kryetari Mustafa gjatë kësaj konference do të këtë takime edhe me përfaqësues të kryeqyteteve të shteteve të ndryshme të rajonit si dhe me përfaqësues të ndryshëm të strukturave të BE-së.
Në këtë konferencë përveç kryetarit të kryeqytetit të Kosovës, po marrin pjesë edhe udhëheqës të kryeqyteteve të shteteve të rajonit si Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë dhe Serbisë.