Mustafa e Vuçiq takohen sot sërish në Bruksel
Bruksel, 29 qershor - Me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini sot në Bruksel do të takohen dy delegacionet, ai i Kosovës i prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ai i Serbisë i prirë nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ata takohen për të biseduar për marrëveshjen për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park të Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Komuniteti ndërkombëtar pret që kryeministrat Mustafa e Vuçiq, gjatë raundit të ardhshëm në Bruksel të arrijnë përparim konkret.