13 Janar 2025

Muslimanët festojnë Kurban Bajramin

Prishtinë, 15 tetor - Me faljen namazit, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe kudo në botë sot kanë nisur sot festimet për Kurban Bajram, një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam. .

Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në xhaminë e madhe në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë.

Krerët e Bashkësive Islame të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë kanë përcjellur mesazhe përgëzimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.

Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, të gjithë besimtarët mysliman u ka uruar Kurban Bajramin, me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturin në familje. ”Lusim Allahun xh. sh. që të largoi çdo kërcim që e vështirëson sigurinë dhe paqen, dhe në botën mbarë të mbretëroi paqja dhe harmonia mes njerëzve”, tha ia.

Në urimin e myftiut Tërnava thuhej se ”edhe në këtë festë dashuria ndaj Allahut xh. sh. manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit ku Ibrahimi a.s. dhe Ismaili gërshetuan dashurin mes babait dhe të birit e cila u reflektua me bindjen e thellë në Allahun Një dhe porosit e Tij.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi në mesazhin e tij uroi gjithë besimtarët, duke i ftuar të jenë të përkulur, të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve pa dallim feje dhe që mendon ndryshe, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe dorën tonë.

Kryetari Komunitetit Mysliman në Shqipëri Haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët Myslimanë për më shumë harmoni dhe paqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)