Murtezaj merr pjesë në takimin e bordit të Strategjisë 2020
Pravets- Bullgari, 30 maj - Në kuadër të takimeve përmbyllëse të Presidencës Bullgare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, e cila do të përfundoj me samitin e Krerëve të shteteve anëtare, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, si udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në takimin e bordit udhëheqës të strategjisë 2020 për Evropën juglindore në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
Në fjalimin e tij, zëvendësministri Murtezaj ka theksuar të arriturat e vendit tonë në implementimin e strategjisë 2020 si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve serioze për nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik në Evropën Juglindore.
Më tutje, në fjalimin e tij, Zëvendësministri Murtezaj, në referencë të kërkesave të strategjisë 2020, ka elaboruar gjithashtu për shtyllat e rritjes si: rritja e qëndrueshme dhe e integruar si dhe qeverisja për rritje dhe progresin që vendi ynë ka bërë deri tani.
Në takimin e bordit udhëheqës të strategjisë 2020 po marrin pjesë zyrtarë të lartë nga vendet e Evropës Juglindore.