26 Dhjetor 2024

Murdok mund të shesë të gjitha gazetat e tij në Britani

Londër, 14 korrik - “News International” është përpjekur që të shmangë hetimin fillestar në lidhje me përgjimin e telefonave te gazeta “News of the World”. Këtë i kanë deklaruar disa shefa të politikës parlamentarëve britanikë.

Ish-zëvendësasistent, komisioneri Peter Clarke, tha se “ndërsa ishte duke u marrë me çështjen e përgjimeve në vitin 2006 ai u përball me dredhi dhe gënjeshtra që tani e dimë që janë të vërteta”.

Asistentkomisioneri John Yates tha se firma nuk kishte dashur që të bashkëpunonte gjatë hetimit të çështjes.

Në vitin 2005, policia nisi një hetim nisur nga historitë që kishin dalë në lidhje me shëndetin e princit William në gazetën në fjalë. Kjo gazetë një javë më parë pranoi se kishte ndërmarrë përgjime gjatë viteve të fundit.

Policia britanike kishte kohë që merrej me hetimin e dyshimeve në lidhje me një veprimtari të tillë të paligjshme, që tani ka trazuar dhe tronditur keqas të gjithë grupin e madh mediatik.

Madje ka zëra që Murdok do të shesë të gjitha gazetat që ka në pronësinë e tij në Britaninë e Madhe. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një listë me mijëra persona që janë përgjuar dhe vetëm një pjesë e tyre janë vënë në dijeni të një fakti të tillë.

Në shënjestër të drejtësisë dhe të parlamentarëve britanikë janë vënë tre personat kryesorë të kompanisë “News International”, duke filluar nga pronari Rupert Murdok, djali i tij Xhejms Murdok dhe numri dy i kompanisë dhe ish-drejtuese e mediave Rebeka Brooks.

Ndërkohë, qeveria britanike i ka bashkuara forcat për të bllokuar përpjekjen e Murdok për të blerë transmetuesin BSkyB, duke i shkatërruar shpresat e tij për një ekspansion të madh në botën e televizionit britanik. Kjo ka ndodhur në kuadrin e situatës së rëndë të krijuar pas skandalit të përgjimeve.

Partitë kryesore britanike i kanë bërë një bllok rezistence manjatit të medias globale. Kjo është diçka e rrallë, sepse vetë Murdok, si një zot i vërtetë i mediave, ka qenë gjithmonë një mik, por edhe një arsye kërcënimi për të gjithë politikanët britanikë të së djathtës dhe të së majtës, të cilët tani janë bërë bllok për të penguar ekspansionin e tij të mëtejshëm mediatik në vendin e tyre.

Murdok synonte që të shtrinte perandorinë e tij, duke marrë përqindjen kryesore të aksioneve në satelitin britanik.

Nuk dihet se si do të shkojë më tej çështja e marrjes së këtij sateliti, por për momentin qeveria, por edhe partia e opozitës në Britaninë e Madhe, duket se nuk ka shanse që ta lejojnë këtë blerje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)