13 Janar 2025

Mrkiq: Mes Kosovës e BE-së, Serbia zgjedh Kosovën

Beograd, 5 janar - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq ka thënë se Serbia nuk do të pranonte kushtëzimin e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën me kusht që të hyjë në BE. “Do tu themi: Faleminderit shumë, nuk duam të hyjmë në BE”, theksoi ai.

“Njëra nga çështje më të vështira në negociatat e Serbisë me BE-në, do të jetë Kosova, kurse qëllimi i Beogradit është të mundësohet që në Kosovë jeta e përditshme të rrjedh normalisht dhe të mos hetohen dallimet e fundamentale politike lidhur me çështjen e statusit”, ka thënë Mrkiq.

Ai, sipas Tanjugut, është shprehur i lumtur që Serbia do të fillojë negociatat për anëtarësim ne BE, atëherë kur Greqia do të jetë kryesuese e Bashkimit Evropian.

Duke komentuar formulimin nga projekti i kornizës negociuese të BE-së se “është i domosdoshëm normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ai ka thënë se “as në Bruksel nuk mund të gjendet dikush që do të përgjigjej në mënyrë precize në pyetjen, se çfarë do të thotë kjo”.

Sipas tij, çështja është se “në BE thonë se nga Serbia nuk presin ndryshim të politikës, kurse Serbia as nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë”. Ministri serb hedh poshtë mundësinë që Serbisë, në të ardhmen t’i paraqitet si kusht kërkesa për njohjen e Kosovës

”Mos mendoni se në një pikë të caktuar kohore do të na paraqitet kushtëzimi: “Serbia nuk do të hyjë në BE, në qoftë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës’. Ne do të themi: \'\'\'\'Faleminderit shumë, nuk duam të hyjmë në BE”, dhe kjo është e qartë për të gjithë”, theksoi Mrkiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)