11 Janar 2025

Moti i ftohtë shkakton dëme në shumë vende të Evropës

Berlin, 12 dhjetor - Stuhitë e dëborës dhe temperaturat nën zero këto ditë  kanë shkaktuar dëme në shumë vende të Evropës.

Dëbora e madhe dhe akulli kanë bllokuar rrugë dhe fshatra në shumicën e Ballkanit ku bora vazhdon të bjerë sot për të katërtën ditë me radhë.

Dëbora në Gjermani ka detyruar anulimin e fluturimve dhe udhëtarët janë bllokuar në aeroporte.

Vdekje janë raportuar në disa vende të rajonit.

Në Serbi, autoritetet kanë pezulluar trafikut rrugor për të parandaluar aksidentet. Kafshët në kopshtin zoologjik të Beogradit janë janë vendosur në mjedise të ngrohta.

Pleqtë në Kroaci janë paralajmëruar për të qëndruar në shtëpi për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Në Bosnje-Hercegovinë disa njerëz janë ankuar se i ftohti ka rënduar gjendjen e tyre të zemrës. Ahmed Sakiç, një banor i Sarajevës tha se i ishte dashur të udhëtonte dy orë nëpër dëborë për të arritur tek nëna e tij 90-vjeçare, sepse transporti publik është ndalur.

Ortekë dëbore u raportuan edhe në disa zona malore në Mal të Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)