08 Janar 2025

Moti i ftohtë bllokon rrugët dhe mbyll aeroportet në Europë

Romë, 5 shkurt - Moti i acartë që vazhdon të mbretërojë në Evropë ka goditur transportin duke bllokuar rrugët, mbyllur aeroportet dhe ka shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz natyror.

Dëbora e madhe dhe temperaturat -32 gradë ka marrë më shumë se 200 jetë njerëzish në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta duke shkaktuar më shumë se 120 të vdekur, shumë prej tyre të pastrehë.

Zyrtarët boshnjakë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Sarajevë, ku bora ka paralizuar qytetin.

Në Serbi, gjendja e jashtëzakonshme është në vend të gjithë pjesën më të madhe të vendit. Mijëra njerëz janë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe shumë udhëtarë kanë qenë të bllokuar.

Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga dëbora më e madhe në 27 vjet. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.

Qindra njerëz u shpëtuan nga një traget që kishte ngecur pranë portit Civitavecchia të Italisë, duke ngjallur frikën e përsëritjes së fatkeqësisë që ndodhi muajin e kaluar nga e cila humbën jetën rreth 32 persona.

Kompania ruse e cila eksporton gaz natyror, Gazprom tha se deri tani ajo ka qenë në gjendje të plotësojë mungesat e gazit në të paktën tetë vende evropiane, duke filluar nga Italia e deri në Poloni.

Autoritetet në aeroportin Heathrow të Londrës, më i ngarkuari në Evropë, njoftuan se kanë ulur me 30 për qind numrin e fluturimeve ndërkohë që ata po përgatiten për një stuhi dëbore trashësia e të cilës mund të arrijë në më shumë se 15 centimetra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)