Moska reagon, mbron serbët në veri të Kosovës
Moskë, 10 gusht - Moska zyrtare i ka bërë thirrje OKB-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian të mos lejojnë Prishtinën, siç thuhet që ti nënshtrojë me dhunë rajonet serbe të Kosovës.
\"U bëjmë thirrje këtyre organizmave të cilat janë të pranishme në Kosovë, të tregojnë përgjegjësi maksimale, në mënyrë që të mos lejojnë një skenar të tillë`, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Aleksandër Lukaseviç, zëdhënës i kësaj ministrie, ka thënë se marrëveshja e arritur me 5 gusht ishte një `marrëveshje e dhunshme\".