11 Janar 2025

Moska, qyteti me njerëzit më të pasjellshëm në botë

Londër, 15 janar - Udhëtimet janë padyshim ndër eksperiencat më interesante, përmbushëse dhe edukative të çdo personi.

Nga telashet e gjetjes së vendeve që dëshironi t’i vizitoni e deri te rregullimi me vendbanim në vendin e vizituar, shumë stres mund të ju kaplojë.

Mirëpo, kur persona të huaj ofrojnë mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për t’u gjetur disi, me të vërtet ju duket se iu kanë shpëtuar jetën.

Ndërkaq në këtë artikull, bazuar nga eksperienca të turistëve në botë, kemi sjellë qytetet me njerëzit më të pasjellshëm, ku ju këshillojmë t’i forconi shumë nervat, para se t’i vizitoni këto vende.

Në rend të parë gjendet kryeqyteti i ftohtë rus, Moska. Kur janë pyetur turistët për mbresat e tyre nga ky qytet, ata kanë thënë: Nëse jeni të interesuar të luani bixhoz si të çmendur, dhe ju pëlqen t’iu injorojnë apo t’ju shohin sikur ju keni vjedhur vodkën, atëherë Moska është padyshim vendi i duhur, shkruan The Independent.

E, mbrapa nuk mbeten as qytetet franceze si Marseja e Kana, sikurse edhe shtetet amerikane si Los Angeles dhe New York.

Ndërsa, e kundërta e rusëve duket se janë irlandezët. Turistët kanë thënë se qyteti Galway ka njerëzit më të sjellshëm dhe të miqësueshëm, ndërsa Edinburghu në Skoci është përshkruar si qytet magjik dhe mahnitës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)