Mos lejojmë që të arriturat e Obamas të mbeten në duart e Trump-it
Uashington, 2 maj - - Në kuadër të fushatës presidenciale, kandidatja nga radhët e demokratëve Hillary Clinton në Indiana u bëri thirrje votuesve të mos lejojnë që të arriturat e presidentit aktual amerikan Barack Obama të bien në duart e rivalit të saj republikan Donald Trump.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit tha se nuk duhet të rrezikojmë premtimin, potencialin dhe ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës \"duke iu dorëzuar atyre që mbështesin zërin e urrejtjes\".
Duke kujtuar fundin e vitit kur edhe përfundon mandati i Obamës, Clinton tha se uniteti i SHBA-ve tani është çështja më e rëndësishme.