26 Dhjetor 2024

Mortonji: Idetë për ndarjen e Kosovës nuk janë realiste

Budapest, 1 korrik - Shefi i diplomacisë hungareze Janosh Mortonji ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
 
Shefi i diplomacisë hungareze Janosh Mortonji ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, por ka theksuar se BE-ja \"është koherente kur kërkon që vendet në rrugën e pranimit të mbajnë marrëdhënie të mira në fqinjësi dhe aktivisht të marrin pjesë në bashkëpunimin rajonal\".

Ndërsa sa i përket ideve për ndarjen e Kosovës, ministri hungarez tha se personalisht nuk mendon që idetë e tilla janë `propozime realiste`, e as që do të marrin mbështetje.

I pyetur se cila, sipas tij, është zgjidhja për Kosovën dhe cili duhet të jetë rezultati i dialogut aktual mes Beogradit dhe Prishtinës, shefi i diplomacisë hungareze thotë se nga dialogu pret që t`i kontribuojë forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për problemet praktike dhe të përditshme.

\"Në kuadër të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, ky dialog duhet të çojë në krijimin e modus vivendit, i cili do të kontribuonte në krijimin e aspiratave evropiane të dyja palëve\", është shprehur Mortonji për shtypin e Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)