22 Dhjetor 2024

Moratinos: Në samitin tjetër do jenë Kosova dhe Serbia

Bruksel, 23 mars - Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Morations tha se në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova ashtu edhe Serbia.

“Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, theksoi ministri Morations, në Bruksel.

Moratinos nuk ka dhënë detaje se si ai planifikon t’i kapërcejë vështirësitë organizative, që dalin nga mospajtimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Pak ditë më parë Serbia e bojkotoi samitin rajonal në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Presidenca spanjolle e BE-së planifikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me liderët ballkanik në Sarajevë, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)