10 Janar 2025

Moore: Politikanët t’u thonë serbëve se Kosova është e humbur

Berlin, 11 maj - Në një intervistë për DW, Patrick Moore, njohës i mirë rajonit të Ballkanit, duke folur për situatën në Serbi pas zgjedhjeve ka theksuar se Beogradi zyrtar duhet të pranojë para qytetarëve se Kosova është e humbur.

Moore ka theksuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve mes Tadiçit dhe Nikoliçit sërish do të jenë shumë afër, por sipas tij Tadiçi mund të ketë një avantazh të lehtë, sepse tashmë njerëzit janë të shqetësuar për standartet e tyre të jetesës.

Serbët sipas tij dinë se një gjë e tillë varet edhe nga investimet nga Europa, nga marrdhëniet ekonomike me Europën, të shkojnë të punojnë në Europë dhe Tadiçi është ai që ka një reputacion të mirë në Europë.

Edhe Tadiçi edhe Nikoloqi siç ka thënë Moore janë pro serbë dhe anti shqiptarë, por njerëzit e dinë se çështjet kryesore në Serbi janë punësimi dhe të ardhurat. Kjo nuk është më një çështje që i shqetëson njerëzit.

Në një sondazh të publikuar së fundmi vetëm 38 përqind e serbëve e konsideronin Kosovën një çështje.

"Personalisht mendoj se herët a vonë politkanët duhet t'u thonë në publik, pra njerëzve të tyre, atë që ua thonë diplomatëve të huaj që Kosova është e humbur. Unë citoj këtu historianin Stefan Petroviç, historianin serb që jeton në Britani. Ai thotë se Serbia ka nevojë për një njeri si Charles De Gaulle, i cili doli para njerëzve të tij dhe u tha se Algjeria tashmë është e humbur dhe duhet të vazhdojmë të shikojmë përpara", ka theksuar Mooer.

Ndërsa Serbia sipas tij kishte Sllobodan Millosheviçin dhe për pasojë pati 20 vjet tragjedi. Është koha për të vazhduar, për të qenë realistë.

Nëse njerëzit në Beograd dhe qeveria sipas tij do të mendonin vërtet se Kosova është Serbi dhe do të kishin një mundësi për të bindur dy milionë shqiptarët që urrejnë Serbinë, atëherë qeveria e Beogradit duhet të bëjë diçka për të luftuar korrupsionin dhe problemet në zonat e kontrolluara nga serbët, por ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.

"Kjo më thotë se njerëzit në Beograd nuk mendojnë se Kosova është Serbi. Nëse ata do të mendonin kështu do të bënin diçka për zonat që kontrollojnë."

Politikanet sipas tij nuk janë budallenj dhe e dinë që njerëzit nuk janë të intersuar për Kosovën, por janë të interesuar për ekonominë, punësimin dhe standartin e tyre të jetesës. Koshtunica ishte i vetmi, që fliste rregullisht për Kosovën dhe mori vetëm 7 përqind të votave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)