Moor: Prishtina-Beogradi mundësi kompromisi në gjyqësi e polici
Prishtinë, 17 prill - Drejtori i byrosë për çështje të Evropës Qendrore e Jugore ka thënë se në dialogun Prishtinë Beograd ka mundësi për kompromis edhe në fushën e gjyqësisë dhe të policisë.
Ai ka thënë për radio KiM se kompromisi do të ishte fitore për të dy palët.
Komunat në Kosovë kanë plot të drejta e ekziston mundësia që të drejtat individuale të komunës të bëhen të drejta të bashkësive të ndryshme të komunave. Ka shumë mundës, por e gjithë kjo varet nga Prishtina e Beogradi, ka thënë zyrtari i Departamentit të shtetit amerikan.
Moore i ka quajtur të gabueshëm raportimet e disa medieve të Beogradit për qëndrimet e SHBA ndaj dy vendeve, Kosovës e Serbisë.