Moon: Të hetohet vrasja e pjesëtarit lituanez të EULEX-it
New York, 20 shtator - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), Ban Ki Moon ka dënuar vrasjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it.
Ai i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe kërkon hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës.
Në deklaratën e tij theksohet se UNMIK-u do të ofrojë mbështetjen e plotë në zbulimin autorëve të veprës.
Sipas tij, prezenca e ndërkombëtarëve ka një rol kyç në Kosovë, ndaj duhet të hetohet mbi sulmin ndaj EULEX-it.