27 Dhjetor 2024

Moon: Problemet në Kosovë të tejkalohen me mjete paqësore

New York, 13 gusht - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban-Ki-Moon edhe një herë ka përsëritur shqetësimin e tij dhe të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, për situatën në veri.

Në raportin paraprak për punën tremujore të UNMIK-it ,që Ban Ki-Moon ua ka dorëzuar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, theksohet se situata në atë pjesë të Kosovës është e ndjeshme dhe se të gjitha problemet duhet të tejkalohen me mjete paqësore.

“Në veri të Kosovës rritja e tensioneve mbetet shkak për shqetësim. Në këtë drejtim do të vazhdoj që të shpreh qëndrimin e vendosur se çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore, në bazë të konsultimeve me të gjitha komunitetet në terren dhe jo përmes veprimeve të njëanshme.\"

\"U bëj thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të pengojnë progresin e arritur në dialog dhe që nxisin tensione, sikurse edhe për të punuar bashkë për të mos lejuar përkeqësimin e mëtutjeshëm të situatës”, thuhet në raportin e Ban Ki-Moonit.

Raporti përfshin aktivitetet e UNMIK-ut dhe zhvillimet në Kosovë në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik. Në këtë raport nuk janë përfshirë zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinje dhe Bërnjak, edhe pse kjo çështje ka qenë temë e konsultimeve në njërën prej takimeve të mbyllura të KS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)