Montgomery: Serbia nuk mund ta ndryshojë situatën
Beograd, 8 nëntor - Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery, tha për mediat në Beograd se pas vendimit të GJND-së dhe Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, absolutisht nuk sheh se ekziston ndonjë aksion me të cilin situata rreth Kosovës do të fillonte të kthehej në kahjen e kundërt.
Serbia mund të demonstrojë hidhërimin e vet, por nuk mund ta ndryshojë situatën, ka thënë Montgomery.