13 Janar 2025

Moldavia “zhvendos” Krishtlindjet

Moldavi, 20 dhjetor - Qeveria pro-evropiane e Moldavisë ka shpallur 25 dhjetorin festë zyrtare, në një vend ku Krishtlindjet tradicionalisht festohen në fillim të janarit.

Vendimi është marrë nga shumica e deputetëve në Parlament, por është kritikuar nga opozita komuniste pro-ruse.

Ligji është paraqitur nga deputeti liberal, Valeriu Munteanu, i cili tha se një numër në rritje i moldavëve preferon të kremtojë Krishtlindjet sipas kalendarit perëndimor.

Fqinji perëndimor i Moldavisë, Rumania, ndonëse një vend me shumicë ortodokse, feston Krishtlindjet në dhjetor, sipas kalendarit Gregorian.

Kishat ortodokse në shumicën e vendeve të tjera të Evropës Lindore, përfshirë Rusinë, kremtojnë këtë festë më 7 janar, sipas kalendarit të vjetër Julian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)