Moldavi, protesta kundër anëtarësimit në BE
Chisinau, 24 nëntor - Në Moldavi janë organizuar protesta kundër anëtarësimit të vendit të tyre në BE.
Sipas një njoftimi të Press Tv, mijëra moldavë janë ngritur në protesta anë qytetin Kashina, kryeqytet i vendit për të kundërshtuar anëtarësimin në BE.
Ata me thirrjet e tyre kundër qeveritare dhe kundër BE kanë kërkuar forcimin e marrëdhënieve me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin.
Vladimir Voronin, lider i partisë komuniste dhe ish president i Moldavisë, në këto protesta ka kërkuar shpërbërjen e parlamentit.
Protestat janë organizuar në një prej institucioneve të shtetit, ku të pranishëm ishin pothuajse 15 mijë protestues me flamurin kombëtar në duar.
Protestat kundër anëtarësimit të Moldavisë në BE, organizohen në kohën kur javën e ardhshme pritet të analizohet opsioni i anëtarësimit të Modavisë në Union gjatë takimit që do të mbahet në Lituani.
Vladimir Voronin, në fjalimin e tij të mbajtur në protestat e zhvilluara në qytetin Kashina tha se Moldavia mund të anëtarësohet në BE vetëm në kohën kur më parë të anëtarësohet në unionin doganor.