11 Janar 2025

Mözler: Ashton nuk është ndërmjetsuese, por anon për Kosovën

Vjenë, 4 prill - Partia e njohur austriake FPÖ në krye me Andreas Mözler, tregon me gisht ndaj zonjës Catherine Ashton dhe kritikon thellë punën e saj për të ofruar Kosovën dhe Serbinë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel.

“Zonja Ashton nuk është duke ndërmjetësuar këtë dialog por është kthyer tërësisht si partiake e Kosovës dhe mbron vetëm interesat e Kosovës” theksoi Mözler para Parlamentit austriak në Vjenë si dhe ditën e djeshme para Parlamentit Evropian.

Mözler i cili është delegat austriak pranë BE-së kërkon që zonja Ashton dhe BE ti japin një Autonomi serbëve të Kosovës, pasi sipas tij popullata serbe është e shtypur në Kosovë.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i BE-së kundër Mözler duke shpjeguar se ai nuk qenka i informuar mbi situatën e tanishme në Kosovë. Zyra e baroneshës Ashton ka theksuar se nuk do të ketë kufij të rinj në këtë rajon.

Partia FPÖ anon nga Serbia që nga paslufta kur është e vëllazëruar me partitë radikale serbe në Serbi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)