Mlladiq dëshmon sot në gjyqin e Karaxhiqit
Hagë, 28 janar - Gjykimi për krime lufte i ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të shënojë sot një moment historik.
Ish-komnandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiq, është thirrur të dëshmojë nga avokatët mbrojtës të Karaxhiqit.
Mlladiq do të pyetet për gjenocidin në Srebrenicë dhe varsjet e civilëve në Sarajevë.
Tribunali i Hagës ka ngarkuar Mlladiqin dhe Karaxhiqin me akuzat për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Bosnjë.