Mladenov: Kosova, jo gropë e zezë e rajonit
Sofje, 30 nëntor - Ministri i Jashtëm bullgar, Nikola Mladenov ka deklaruar se pas heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Kosova nuk duhet të mbetet një gropë e zezë në Ballkan.
Bullgaria do të punojë për miratimin e një strategjie për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, ka pohuar Mladenov.
Vërtet që rreth dialogut Prishtinë-Beograd ka probleme, por ato nuk duhet të ndërlidhen me cështje të mëdha, sic është njohja e Kosovës, ka theksuar ai.
Mladenov ka shprehur vullnetin e vendit të tij që deri në vitin 2014 të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e BE-së, ose të jenë në fazën përfundimtare të pranimit.