23 Dhjetor 2024

Mjeku i opozitarit të helmuar rus, Alexei Navalny, nuk ja beson shërimin e pacientit të tij mjekësisë ruse

Moskë, 22 gusht - Sipas së përditshmes në gjuhen ruse “Meduza.io”, Yaroslav Ashikhmin, mjeku personal i opozitarit të helmuar rus, Alexei Navalny, është shprehur se gjendja shëndetësore e Navalnyt është e rëndë dhe ka ngritë dyshime në mjekësinë ruse, duke kërkuar dërgimin e tij për shërim jashtë Rusisë.

Ai është shprehura se ka filluar kontaktet me spitalet e Hanoverit dhe Strasburgut, për dërgimin e Navalnyt, për trajtim në njërin nga këto dy spitale.

Ashikhmin, është shprehur se dyshon në mundësitë dhe kapacitetet e spitaleve ruse për zbulimin e substancës helmuese, në rast që Navalny është helmuar, apo ka ndonjë infeksioni specifik, pasi që për momentin ende nuk dihet saktësisht se çka e ka shkaktuar gjendjen e komës të opozitarit rus.

Mjeku i Alexei Navalnyt (44 vjeçare), është shprehur se pacienti i tij më herët nuk kishte ndonjë problem shëndetësorë, që mund të kishte shkaktuar në gjendjen në të cilën gjendet tani.

Ashikhmin, u është kundërvënë zërave që thonë se gjendja në të cilën gjendet Navalny, nuk lejon transportimin e tij jashtë Rusisë, duke u shprehur se aeroplani mjafton të ketë respirator për të furnizuar pacientin me oksigjen dhe ekipin e mjekëve që do ta përcillnim gjendjen e tij shendetësore.

Dyshimet e mjekut të Navalnyt më shumë kanë të bëjnë me situatën në të cilën gjendet Rusia, ku shumë kundërshtarë të Putin janë përndjekur, arrestuar dhe ka raste edhe janë vrarë në atentate ende të pa zbuluara, siç ishte atentati i vitit 2015, kundër liderit të opozitës ruse, Boris Nemtsov, i cili ishte vrarë në qendër të Moskës, pak metra nga Kremlini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)