12 Janar 2025

Mitrovica dhe Elbasani shkëmbejnë përvojat

Elbasan, 13 maj - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Riza Haziri dhe nga disa këshilltarë të asamblesë komunale, ka vizituar Bashkinë e Elbasanit, ku  është takuar me homologun e tij, Qazim Sejdini.

Kjo vizita u realizua në kuadër të projektit që ka për qëllim vendosjen e kontakteve dhe gjetjen e mundësive të bashkëpunimit me strukturat  e pushtetit lokal në trojet shqiptare.

Kryetari Kastrati, tha se qëllimi parësor i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave me njëri-tjetrin dhe hulumtimi i mundësive për të nisur ndonjë bashkëpunim konkret. “Është e udhës që të shfrytëzojmë pozitivisht mundësitë që janë krijuar ndërmjet dy shteteve tona”.

Në takim u bisedua për sfidat që kanë dy qytet. U përmenden problemet me ndotje në të dy qytetet, të cilat njihen si qytete industriale. Kryetari Kastrati, theksoi se kjo është një sfidë shumë serioze, që kërkon mjete të mëdha.

Poashtu edhe kryetari i Elbasanit, Qazim Sejdini, potencoi ndotjen si sfidë kryesore  që ka qyteti i tij. “Jemi duke punuar shumë që të bëjmë një zgjidhje në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të tejkalojmë këtë problem”, tha ai.

Në anën tjetër, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e mirë që kanë të dy qytetet në fushën e kulturës, për çka u zotuan të vazhdojnë edhe më intensivisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)