Mit Romni zyrtarisht kandidat për president
Washington, 29 gusht - Republikanët kanë nominuar zyrtarisht Mit Romnin për president në Konventën e tyre Kombëtare, që po zhvillohet në Tampa të Floridas.
Ish guvernatori I Masaçusetsit do ta sfidojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Romni kaloi të martën (28 gusht) pragun prej 1 mijë e 144 votave të nevojshme për të siguruar nominimin nga partia e tij.
Delegatët republikanë nga shtetet dhe territoret e Shteteve të Bashkuara gjithashtu nominuan kongresistin Pol Rajan për kandidat për nënpresident.