13 Janar 2025

Mirel: Zbatimi i marrëveshjes e domosdoshme për investime

Bruksel, 28 dhjetor - Drejtori i deritanishëm për Ballkanin Perëndimor në Komisionin evropian Pjer Mirel deklaroi se pas nisjes së bisedave para anëtarësim me BE –Serbia do të duhet të vazhdojë zbatimi i reformave të nisura, zbatimi i marrëveshjes me Kosovën dhe reformat strukturore në ekonomi, të domosdoshme për investime më të mëdha.

"Leksionet nga zgjerimet e mëhershme janë që në të vërtet fjala është ‘për “negociatat janë interpretuar gabimisht.Nuk do të ketë aty aq negociata. Hyrja në BE do të thitë pranim të rregullave të klubit. Aprovimi i tyre dhe implementimi”, tha Mirel në intervistën për Dojce Vele.

Ai ka vlerësuar sse vendimi që Serbisë ti lejoj fillimin e para anëtarësimit është i mirëseardhur” dhe “bartë porosinë, jo vetëm për Serbinë por edhe për tërë regjioni e Ballkanit Perëndimor, dhe atë kur ekziston vullneti, ekziston mënyra”.”

"Kemi parë vullnetin e qartë edhe nga Serbia dhe nga Kosova se kanë “kthyer faqen”, për të ju drejtuar të ardhmes për të bërë çdo gjë që bashkëpunimi të fitojë konfliktin nga e kaluara. Kjo është porosi për të gjitha vendete e regjionit, në vend të parë për BdheH", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)