25 Dhjetor 2024

Mirel rikonfirmon: KE pro perspektives evropiane të Kosovës

Prishtinë, 10 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim.

Në këtë takim u bisedua për veriun e Kosovës, për të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë, për bashkëpunimin me EULEX-in dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Më këtë rast, ministri Kuçi ka falënderuar drejtorin Mirel, për përkrahjen e gjertanishme të Komisionit Evropian ( KE) për Kosovës dhe ka thënë së institucionet e Kosovës, janë duke punuar me përkushtim të madh në përmbushjen e detyrave që kanë dalë nga Raportit i Progresit i vitit 2010, në mënyrë që Raporti i Progresit i vitit 2011, të del sa më pozitiv.

Ministri Kuçi tha së sundimi i ligjit mbetët pika kryesorë, në të cilën duhet punuar me shumë.

Në anën tjetër, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e BE-së për zgjerim, Pierre Mirel, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e asistencës për Kosovën nga Komisioni Evropian dhe ka rikonfirmuar qëndrimin e qartë të KE-së, për perspektiven evropiane të Kosovës.

Drejtori Mirel, rikonfiromoi gatishmërinë e KE-së, për mundësin e nënshkrimin të marrëveshjeve në të ardhmen, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të BE-së.

Në këtë takim, u bë e ditur së kryetari i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, se shpejti do ta vizitoi Kosovën.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)