08 Maj 2024

Mirel i dorëzon raportin e progresit presidentes Jahjaga

Prishtinë, 13 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Pier Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin, i cili ia dorëzoi zyrtarisht Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Presidentja Jahjaga ka shprehur përkushtimin e isntitucioneve të Kosovës për të punuar më shumë në mënyrë që të tejkalohen ngecjet në disa fusha, të cilat evdidentohen në raportin e progresit për Kosovën për vitin 2010-2011.

"Raporti i Progresit për Kosovën evidenton ngecje në disa fusha dhe ne, institucionet e Kosovës, marrim obligim që t’i heqim të gjitha pengesat, që janë faktuar si mospërmbushje e parimeve në zhvillimin e proceseve demokratike, të sundimit të ligjit, të lirisë së medieve, dhe sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit."

Jahjaga tha se në kuadër të kompetencave të saja ligjore dhe kushtetuese do të udhëheq mekanizmin i cili do të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Presidentja poashtu përshëndeti inicitaivën për fillimin e dialogut për vizat dhe u shpreh e bindur edhe për mundësine e arritjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Ajo poashtu tha se plani i Ahtisarit është i vetmi plan për zgjidhjen e problemeve në veri duke kundështuar pohimet për ndonjë plan të ri për veriun.

"Unë, Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, do të udhëheqë mekanizma gjithëpërfshirës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të ndihmuar procesin e integrimeve evropiane, me pjesëmarrjen institucionale, të ekspertëve dhe të shoqërisë civile, që janë në kuadër të punës e përpjekjeve konkrete për Kosovën vend me sundim të plotë të ligjit, me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit,", theksoai Jahjaga.

Ndërkaq Pier Mirel, drejtor për Ballkanin perëndimor në BE, tha se përkundër disa arritjeve në sistemin e drejtësisë, ende mbetet shumë punë për tu bërë.

Bashkimi Evropian dhe qytarët e Kosovës presin një performancë më të mirë të punës së gjygjësori dhe prokurorisë në luftimin e dukurive negative:

”Ajo se çka ne si BE por edhe qyetarët e Kosovës presin është një punë më e madhe e gjyqësorit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ka përparime në këtë drejtim, kemi 350 raste të hetimeve nga Eulexi, prej tyre 200 të zgjidhura, por ende duhet të punohet”, tha Pier Mirel.

Ai gjithashtu përshëndeti nismën për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave duke theksuar se ky ka qenë vendim të cilin e kanë merituar qytetarët e Kosovës.

"Por, ne tashmë kemi parë zhvillime, duke përfshirë çështje të rëndësishme të korrupsionit dhe krimit, të cilat janë hapur së bashku nga autoritetet gjyqësore dhe EULEX-i. Unë do të doja të përkujtoj se rreth 350 hetime janë duke u zhvilluar tani për tani dhe rreth 250 vendime janë marrë gjatë dy viteve të kaluara. Po shihet që ka përparim dhe ne patjetër do të kërkojmë për më shumë në muajin e ardhshëm."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)