Miratohet paketa për shkurtime drastike në Irlandë

Dublin, 31 janar - Me miratimin e një pakete për kursime drastike Irlanda ka plotësuar kushtet për pagesën e ndihmave nga paketa e Bashkimit Evropian për shpëtimin e vendeve të eurozonës si dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. 
Pas Dhomës së ultë edhe Senati votoi këtë paketë, e cila parashikon shkurtime sociale dhe ngritjen e tatimeve. 
Kryeministri Brian Cowen të martën do të shkarkojë parlamentin dhe do të shpallë zgjedhjet e reja për 25 janar. 
Është gati e sigurt që partia Fianna Fail e cila mban pushtetin për 19 vjet me radhë në Irlandë do të pësojë humbje të rënda.   
















