Ministrja Hoxha në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe
Londër, 3 tetor - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në Britaninë e Madhe me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss për të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin.
Gjatë kësaj ceremonie, Ministrja Hoxha e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajqevci njëkohësisht janë takuar edhe me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe znj. Liz Truss.
Me këtë rast, Ministrja Hoxha ka diskutuar me Sekretaren e Shtetit për Drejtësi për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit.