Ministrja Hoxha kërkoi përkrahje nga Polonia në Këshillin e Ministrave
Lisbonë, 9 prill - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwieciński, me të cilin ka diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi mik për mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ka potencuar Ministrja Hoxha në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar.