21 Dhjetor 2024

Ministrja Gërvalla-Schwarz me ministren austriake foli për reformat në Kosovë

Vjenë, 11 tetor - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, takoi edhe ministren austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë, znj. Karoline Edtstadler.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me ministren Edtstadler bisedoi për integrimin evropian të Republikës së Kosovës, reformat që po bëhen në ekonomi, administratë dhe drejtësi.

Mes tjerash ministrja Gërvalla-Schwarz nënvizoi zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës, sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës si pasojë e krizës së madhe botërore në fushën e energjisë dhe të ekonomisë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit edhe më të dendur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë.

Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e ftoi ministren austriake Karoline Edtstadler që të jetë pjesëmarrëse në "Women, Peace, Security Forum" që organizohet më 22-23 tetor në Prishtinë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)