23 Dhjetor 2024

Ministrja Gërvalla po zhvillon vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Riad, 10 tetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, po zhvillon vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është pritur në takim nga Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.

Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që Arabia Saudite i ka ofruar Kosovës në periudha të ndryshme dhe përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo e ka njoftuar Princin Faisal bin Farhan Al-Saud me prioritetet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, e posaçërisht të politikës se jashtme, e cila në fokus qendror ka forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë pikë, Gërvalla ka kërkuar mbështetjen e Arabisë Saudite.

Gjithashtu ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zbatim të rendit dhe ligjit si parakusht për integrim euro-atlantik, gjë që ka thënë se është aspiratë e Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës ka bërë të ditur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral me Arabinë Saudite e posaçërisht në rrafshin ekonomik.

Ajo ka theksuar se Kosova tashmë ka krijuar parakushte mjaft të mira për investime të huaja, të cilat shihen si të domosdoshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

Gërvalla ka inkurajuar organizimin e forumeve të përbashkëta ekonomike, të cilat do t’i shërbenin komunitetit biznesorë të të dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud, ka ritheksuar qëndrimin përkrahës të shtetit të tij karshi Kosovës dhe angazhimit të saj për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)