13 Janar 2025

Ministrja Çitaku viziton Shqipërinë

Tiranë, 8 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e shoqëruar nga U.D. i Ministrit të Tregëtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, dhe delegacioni përcjellës, ishin për vizitë në Shqipëri.

Me këtë rast ata u pritën nga homologja e sajë Ministrja e Integrimit Evropian e Shqipërisë, Znj. Klajda Gjosha; për të vazhduar vizitën në takime të ndara me Kryeminsitrin e Shqipërisë Edi Rama dhe pastaj me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në takim me ministren Gjosha u bisedua për marrëdhënjet bilaterale dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë rreth procesit të integrimit Evropian. Më në detaje u diskutua  për procesin e negociatave për MSA dhe përvojën që Shqipëria ka pasur në të kaluarën.

 Të dyj ministret e çmuan bashkëpunimin e deritashëm që është zhvilluar, dhe u zotuan se koordinimi duhët të avancohet edhe më tej në mënyrë që të ketë bashkërendim më të madh në procesin e integrimit evropian dhe avancimit të agjendave të dyja vendeve tona.

Pas takimit, dy ministret e integrimit u paraqitën në një konferencë për media ku shtjelluan hollësitë e marrëveshjeve për avancim të bashkëpunimit.

Ministrja Çitaku me këtë rast tha se: “Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njejtin vizion sa u përket integrimeve Europiane. Partneriteti ynë strategjik dhe prioritetet tona të përbashkëta duhët edhe më tej të institucionalizohen në mënyrë që të përafrohemi edhe më shumë në rrugën tonë të përbashkët drejt BE-së.\"

Nga ana e sajë Ministrja Gjosha tha: \"Bashkëpunimi në mes dy vendeve tona patjetër se do të vazhdojë edhe më tutje. Ne do të përqëndrohemi më shumë në identifikimin e projekteve specifike e konkrete në të cilat mund të rrisim bashkëpunimin\".

Në takimin e radhës, Ministrja Çitaku, e njoftoi Kryeminsitrin e Shqipërisë Z. Edi Rama, për zhvillimet e fundit në Kosovë si; zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike për të parën herë pas 14 viteve në tërë territorin e Kosovës. Ministrja foli edhe për rrjedhën e negociatave më bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe avancimin me procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën.

Nga ana e tij Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, premtoi mbështetjen e gjithë Qeverisë së Shqipërisë për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe posahqërisht theks të veçantë do ti kushtohet mbështetjes së Kosovës me procesin e integrimit evropian në më nyrë që të gjitha përvojat që i ka Shqipëria ti ndajë me Kosovën.

\"Kosova është duke avancuar mjaft mirë në këtë proces prandaj do të përkrahim këtë momentum që të ketë finalizim sa më të mirë dhe sa më të shpejtë\" tha për fund Kryeministri Rama.
 
Në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Ministrja Çitaku foli për subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës, progresin e arritur me njohjet e muajve të fundit, dhe poashtu, çëshjten mjaft të rëndësishme, inkuadrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast poashtu u disktua edhe për zhvillimet në rajon. Po ashtu,Ministrja Çitaku e informoi ministrin Bushati për ecurinë e bisedimeve në Bruksel dhe kredibilitetin që ka fituar Kosova për shkak të konstruktivitetit të saj në këtë proces.
 
Ministri Bushati garantoi Ministren Çitaku për qëndrimin e pandryshuar dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë në mbështetje të këtij dialogu, si bisedime mes dy shteteve fqinje, sovrane e të pavarura dhe, mbështetjen e të gjitha proceseve në arenën ndërkombëtare që Shqipëria mund ta ofroj për Kosovën.
 
Ndërsa takimi i fundit që realizoi sot Ministrja Çitak ishte me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik,Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, u diskutua për organizimin mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy Qeverive tona gjatë këtij muaji.

Për këtë çështje ka pajtueshmëri të dyanshme dhe është inciativë e dy kryeminsitrave që bashkërendimi i agjendave tona të reflektoj sa më shumë në rezultate pozitive dhe suksese të përbashkëta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)