Ministrit serb Vulin i ndalohet hyrja në Kosovë
Beograd, 16 tetor - Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin do të ndalohet të hyjë nesër në Kosovë.
Sipas kësaj agjencie serbe Tanjug , kjo është konfirmuar nga EULEX, si dhe nga burimet e afërta me Qeverinë e Kosovës.
Nesër, bashkë me ministrin serb të Energjetikës, Zoran Mihajlovic, Vulini do të vizitonte kompanitë publike energjetike dhe shumë institucione lokale.
Nga EULEX-i nuk kanë asnjë informacion nëse ministri Mihajlovic do të lejohet ose jo të vizitojë Kosovën.
Ndërkohë Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç pret përgjigjen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare që të vizitoj Kosovën gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën.
Kushti të cilin Daçiç duhet të respektojë për të realizuar vizitën, sipas marrëveshjes më të re midis kryeministrave të dyja vendeve është që ai dhe ministrat e kabinetit të tij, të mos përzihen në fushatë, por vetëm tu bëjnë thirrje serbëve, sidomos atyre verior, që të dalin në zgjedhje.
Nga Qeveria e Kosovës, ende nuk është dhënë konfirmimi nëse do të lejohet apo jo kjo vizitë. Kryeministri serb ka deklaruar se nuk është penalizues normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, dhe se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta ndryshohjë qëndrimin për statusin e Kosovës.
Në në intervistë për të përditshmen e Beogradit Novosti, Daçiç ka thënë se në biseda me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kurrë nuk ka qenë temë kërkesa që Serbia para hyrjes në BE të nënshkruajë një traktat për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës se nuk i kan kryer detyrimet e tyre, duke përfshirë edhe listat zgjedhore .
Që një zyrtar serb të vizitojë kosovën, duhet që fillimisht Beogradi të njoftojë zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi. Pastaj, kjo zyrë ia kalon kërkesën apo njoftimin e autoriteteve serbe, zyrës së saj homologe në Prishtinë, dhe ajo më pas ia përcjell Qeverisë së Kosovës.