23 Dhjetor 2024

Ministri Shala, në Forumin Evropian të Alpbach-it

Vjenë, 30 gusht - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, është duke marrë pjesë në Simpoziumin Politik të Forumit Evropian të Alpbachit, në të cilën është i ftuar të flasë në Panelin me temën “Marrëveshja e Dejtonit – 15 vite pas”.

Në Panel, ndër të tjerë, do të flasin Ivo Sanader, ish-kryeministër i Kroacisë, Valentin Inzko, Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Herzegovinë; si dhe njohës tjerë të kësaj çështjeje.

Gjatë fjalimit të tij, Ministri Shala dha një përshkrim krahasues të kësaj marveshjeje dhe ndikimit të sajë në Kosovë.

“Përderisa suksesi i Marrëveshjes së Deytonit ishte ndalja e gjakderdhjes në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo, sipas shumë kritikëve, nuk arriti të vendos themelet e një shteti funksional. Ajo la anash edhe zgjedhjen e problemit të Kosovës. Sot, 15 vjet pas “foshnja” qe lindi nga kjo marrëveshje ka shumë probleme kronike dhe “virusale’ qe nuk do duhej përsëritur.”

Ministri Shala theksoj se pa marrë parasysh presioneve të momentit neve, e posaçërisht bashkësia ndërkombëtare, nuk duhet lejuar që zgjedhjet “zjarrfikëse” të jenë në filozofinë e mendimit të zgjedhjeve afatgjata.

Kosova, deri më tani, është një model suksesi i bashkëpunimit dhe koordinimit të faktorit vendor dhe ndërkombëtar.

Tani është koha kur bashkësia ndërkombëtare e posaçërisht Bashkimi Europian duhet veproj njëzëshëm dhe në mënyrë të koordinuar për promovimin e këtij suksesi të përbashkët. Suksesi i Kosovës është sukses i botës demokratike dhe anasjelltas.

Çdo hezitim në këtë drejtim rrezikon kurorëzimin me sukses të intervenimit ndërkombëtar të KB, UE-së; si dhe zhvillimit dhe integrimit të Ballkanit ne UE është posaçërisht ky një test i unitetit dhe njëzëshmërisë së UE ndaj politikës së tyre të jashtme, sidomos për Ballkanin.

Ministri Shala gjatë këtij simpoziumi u takua me shumë personalitete te larta evropiane; me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Michael Spindelegger, me Albert Rohan, Zonjen Ulriche Lunachek, Erhard Busek e shumë diplomat e analist të tjerë, me të cilët ndër të tjera foli për sukseset dhe sfidat e Kosovës, si dhe kërkoj nga ta që të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e Kosovës në integrimin europian dhe organizmat e tjera ndërkombëtare.

Gjatë ditës së nesërme Ministri Shala, së bashku me ekipin e tij, para një audience investitorësh kryesisht austriak, do të bëj një prezantim për gjendjen ekonomike ne Kosovë dhe mundësitë për investime

Forumi Evropian i Alpbach organizohet që nga vitit 1945 me qëllim që të diskutohen problemet botërore dhe të gjenden zgjidhje të reja për këto probleme. Në këtë forum marrin pjesë politikan, akademik, studentë, dhe përfaqësues të lartë të qeverive. Tema e Forumit për vitin 2010 është Ndërtimi dhe Realiteti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)