12 Janar 2025

Ministri Rexhepi në konferencën Drejtësi për Fëmijët në Bruksel

Bruksel, 28 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi po merr pjesë në konferencën dyditore në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian dhe Zyra Rajonale e UNICEF-it në Bruksel, ku është diskutuar për temat e sistemit të drejtësisë për fëmijët.

Si pjesë e panelit në këtë Konferencë, ministri Rexhepi prezantoi arritjet e Kosovës në konsolidimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët, si dhe shkëmbeu përvojat me shumë vende tjera pjesëmarrëse në këtë konferencë.

“Legjislacioni është i konsoliduar  në Kosovë, qendrat provuese janë  në  zhvillim  e  sipër. Numri i dënimeve  alternative  është rritë  që është me standarde evropiane dhe  për fëmijët  duhet të  ketë masa alternative më të lehta”, theksoi Rexhepi.

Konferenca Drejtësi për Fëmijët që po mbahet në Bruksel, është forum i nivelit të lartë me pjesëmarrje të ministrave të vendeve të ndryshme të Evropës Qendre dhe Evropës Juglindore.

Pjesëmarrja në konferencë dhe shkëmbimi i përvojave të Kosovës me shtetet tjera pjesëmarrëse është vlerësuar lartë nga UNICEF dhe Komisioni Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)