26 Dhjetor 2024

Ministri Petrovic në vizitë zyrtare në Irlandën e Veriut

Prishtinë, 29 qershor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic po qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë të Veriut i shoqëruar nga një delegacion i gjerë i kryetarëve të komunave, kryesuesve të Asambleve komunale dhe zyrtareve komunal që paralelisht po zhvillojnë takime te shumta në nivelin komunal me homologet e tyre në këtë vend.
 
Ministri Petrovic ka takuar zyrtarë të lartë të Parlamentit, Qeverisë dhe qytetit të Belfastit. Në vizitën që i ka bërë Parlamentit të Irlandës së Veriut, Petrovic është pritur nga Kryetari i Parlamentit William Hav dhe deputetë të 2 partive kryesore ne këtë vend me të cilët ka biseduar lidhur me përvojat parlamentare ne zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe veçanërisht për rolin e parlamentit në procesin e reformave te pushtetit lokal që janë duke kaluar Irlanda e Veriut dhe Kosova.
 
Një takim të veçantë Ministri Petrovic ka zhvilluar edhe me  Ministrin e Ambientit ,z. Alex Attwood ku kanë  biseduar për rolin që ka zhvillimi ekonomik në zvogëlimin e situatave konfliktuoze dhe krijimin e besimit mes komuniteteve. Ministri Attwood e ka informuar Ministri Petrovic lidhur me procesin e riorganizimin  territorial që është duke ndodhur në Irlandë dhe procesin e zvogëlimit të komunave për shkak te eficiences dhe zvogëlimit të kostos buxhetore, derisa Ministri Petrovic ka prezantuar progresin e arritur në kuadër të decentralizimit në Kosovë.

Shembulli i Kosovës ka thënë Ministri Petrovic është një rast i mire për të kuptuar se si procesi i decentralizimit mund të ndikoj për të mirë në jetën e komuniteteve veçanërisht atyre pakicë dhe si mund të përmirësoj ambientin shoqëror në nivel lokal.
 
 
Gjatë qëndrimit në Irlandën e Veriut, Ministri  Petrovic është pritur nga edhe nga Kryetari i Belfastit Niall O Donnghaile. Me këtë rast janë shkëmbyer përvoja të vlefshme në organizimin e qyteteve duke patur ne vëmendje që Belfasti dhe Prishtina kane përafrisht të njëjtën madhësi dhe në banorë dhe kjo ka qenë e dobishme për të marrë mësimet sidomos në kohën kur MAPL po përgatit  ligjin e qytetit të Prishtinës.
 
Në të gjitha takimet, Ministrit Petrovic i është rezervuar një pritje miqësore, dhe aktivitetet e tij po përcillen  me interesim të madh edhe nga mediat lokale dhe organizatat joqeveritare që punojnë me komunitetet në Belfast.
 
Gjatë vizitës  në Irlandën e Veriut Zëvendëskryeministri Petrovic do ti vazhdoj takimet me ministra të linjave te ndryshme si të arsimit, shëndetësisë, ministrin për ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të Irlandës së Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)