Ministri i Jashtme i Austrisë sot viziton Kosovën
Prishtinë, 25 mars - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Michael Spindelegger do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, ministri austriak do të ketë takim me përfaqësues institucional të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do ti japë Austria Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.
Tema kryesore të takimit mes Ministrit Spindelegger dhe Ministrit Hoxhaj do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe roli i Austrisë në këtë proces.
Po ashtu do të flitet edhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger do të takohet edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi me Ministrin e Punëve Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikë së Kosovës në orën 11.30.
Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për medie.