Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle të enjten viziton Kosovën
Berlin, 8 gusht - Ministri i Jashtëm i Gjemanisë Guido Westerwelle udhëton sot për në vendet e Ballkanit vizitë kjo e cila vjenë pas konfliktit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës .
Politikani i partisë liberal-demokrate do të qëndrojë në Mal të Zi, në Kroaci dhe të enjten në Kosovë.
Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë për embargon tregtare dhe çështjet e doganave u shkallëzua në korrik me trazira të dhunshme në dy pikëkalime kufitare.
Me ndërmjetësimin e Komandantit të KFOR-it, Gjeneralit gjerman, Erhard Bühler, të premten e kaluar u arrit një kompromis në bazë të të cilit deri në mes të shtatorit pikëkalimet e diskutueshme kufitare Bernjak dhe Jarinje do të kontrollohen nga KFOR-i.
Pakica serbe në Kosovë ka sinjalizuar se do ta pranojë kompromisin. Me vizitën e tij Westerwelle do të mbështesë zgjidhjen e përkohshme dhe do t'i inkurarojë palët e konfliktit për të rifilluar dialogun, u bë e ditur të hënën (08.08.2011) në qarqet diplomatike në Berlin.
Vizita e Westerwelle-s në Mal të Zi është e para e një ministri të Jashtëm gjerman qysh nga shpallja e pavarësisë. Shteti me rreth 600 000 banorë është kandidat për antarësim në BE dhe përpiqet për t'u pranuar në NATO.