Ministri Hyseni flet pёrpara Parlamentit Evropian
Bruksel, 4 maj - Gjatё qёndrimit tё tij nё Bruksel, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni, ka folur pёrpara Komitetit pёr Marrёdhёnie me Jashtё tё Parlamentit Evropian.
Nё fjalёn e tij drejtuar eurparlamentarёve, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin e vazhdueshёm qё Republika e Kosovёs ka bёrё qё nga shpallja e pavarёsisё, duke u ndalur nё dy momente kryesore: konsolidimin e brendshёm dhe konsolidimin ndёrkombёtar tё shtetёsisё sё Kosovёs.
Nё kёtё kontekst, Ministri Hyseni ka theksuar nё veçanti ndёrtimin e institucioneve mbёshtetur nё njё kushtetutё moderne, e cila permban dhe reflekton standarde te larta evropiane, ashtu siç kёrkohet nga Plani Gjithёpёrfshirёs i Presidentit Ahtisaari.
Ministri Hyseni po ashtu ka shprehur pёrkushtimin e Republikёs sё Kosovёs pёr marrёdhёnie tё mira fqinjёsore dhe bashkёpunim nё shkallё tё rajonit.
Pёrfundimisht, në fjalën e tij para europarlamentarëve, Ministri Hyseni ka vёnё theksin te procesi i integrimit tё Kosovёs nё familjen e madhe evropiane. Nё kёtё plan, Ministri Hyseni ka kёrkuar ofrimin e njё katalogu tё qartё tё standardeve qё Kosova duhet tё plotёsojё, nё mёnyrё qё ajo tё marrё sa mё parё njё udhёrrёfyes pёr liberalizimin e vizave.
Po ashtu, ministry I jashtëm I Republikës së Kosovë, iu ka ripёrsёritur europarlamentarëve qёndrimin se, do tё ishte gabim fundamental po qe se procesi i integrimit tё Kosovёs do tё vonohej. Evropa ёshtё jo komplete pa Kosovёn, ёshtё shprehur në fjalën e tij, Ministri Hyseni.
Po ashtu, ai ёshtё pёrgjigjur nё njё numёr tё madh pyetjesh tё deputetёve tё Parlamentit Evropian.