Ministri Hoxhaj viziton Panaman
Panama City, 27 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Panamasë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Fernando Núñez Fábrega.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin Panama City, ministri Hoxhaj përveç takimit me homologun Fábrega do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit panamez.
Vizita e ministrit Hoxhaj pritet të ketë rezultate konkrete në forcimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Panamasë.
Gjatë qëndrimit në Amerikën Latine, ministri Hoxhaj do të vizitojë edhe disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.