Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Shqipëri
Prishtinë, 12 nëntor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Hoxhaj, përveç takimit me homologun Panariti do të zhvillojë takime edhe me liderët e tjerë kryesorë institucionalë e politikë të Republikës së Shqipërisë.
Ministri Hoxhaj do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe me liderët e partive politike, udhëheqës të institucioneve lokale, si dhe përfaqësues të jetës akademike e shoqërore në Shqipëri.
Kjo vizitë, pritet të ketë rezultate konkrete në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të fuqishme ndërmjet dy shteteve tona.