11 Janar 2025

Ministri Hoxhaj në konferencën e ministrave të Evropes Juglindore

Berlin, 23 nëntor - Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, dhe ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Janos Martonyi, shefi diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, merr pjesë në konferencën me ministrat e jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, e cila fillon punimet sot në Berlin.
 
Në mesin e të pranishmëve pritet të jenë edhe ministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Turqisë, Serbisë e Bosnjës.

Në margjinat e konferencës, Hoxhaj ka takuar shefin e diplomacisë hungareze, Martonyi, i cili ka theksuar mbështetjen e Hungarisë në rrugën evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)