10 Janar 2025

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen nga Fixhi

New York, 27 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Kubuabola për ftesën që i kishte bërë javë më parë për të vizituar Fixhin.

Edhe në këtë takim, ministri Hoxhaj ka kërkuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga ana e Fixhit. Ministri Hoxhaj ka theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka sjellë në vitin 2010 një verdikt të qartë sa i takon ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

“Prandaj sot asnjë vend në botë nuk ka ndonjë arsye politike apo juridike që të zvarrisë njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur”, ka shtuar Hoxhaj.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola ka thënë se Qeveria në Fixhi është duke shqyrtuar kërkesën e Kosovës për njohjen e pavarësisë.

Ministri Kubuabola ka ritheksuar se Fixhi çdo herë ka pasur mirëkuptim për aspiratat e Kosovës që të jetë vend i pavarur si dhe ka një qëndrim shumë pozitiv sa i takon njohjes së Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në New York, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve, ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)